Liga e Kampionëve – Ekipet që kanë siguruar 1/8 e finales

Një xhiro para fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në futboll, tashmë dihen emrat e disa prej ekipeve që do të jenë pjesë e kësaj gare elitare edhe në pranverë.

1096842
Liga e Kampionëve – Ekipet që kanë siguruar 1/8 e finales

Një xhiro para fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në futboll, tashmë dihen emrat e disa prej ekipeve që do të jenë pjesë e kësaj gare elitare edhe në pranverë.

Bëhet fjalë për dy ekipet nga Manchesteri, City dhe United, gjermanët e Bayernit, italianët e Juventusit, por vizën e kanë siguruar edhe Ajaxi dhe Roma.

Mbrëmë në orar ishin ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve E, F, G dhe H, në të cilat spikat Bayerni i Mynihut i cili në kuadër të grupit E, në Allianz Arena, mposhti portugezët e Benfikës me një rezultat të thellë me 5:1. Kjo fitore i siguroi Bayernit avancimin në fazën eliminatore në pranverë, ku shoqëri do t'i bën Ajaxi nga Holanda, pasi mposhti AEK-un e Athinës në terren mysafir me rezultatin 2:0.

Në grupin F, Olympique Lyon barazoi 2-2 kundër Manchester City-t, ndërsa Hoffenheimi gjerman u mposht në fushë të vet nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk me shifrat 2:3.

Një xhiro para fundit, City siguroi 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Në grupin G, Roma humbi në fushë të vet nga Real Madridi me rezultatin 0:2, por pavarësisht kësaj, të dyja skuadrat tashmë kanë siguruar një vend në të tetën e finales, pasi në ndeshjen tjetër të këtij grupi, CSKA nga Moska u mposht nga polakët e Plzen me rezultatin 1:2.

Juventusi mundi Valencian në një ndeshje të luajtur në Torino me rezultatin 1: 0, duke i siguruar vetes një xhiro të 6-të relaksuese, ndërsa të njëjtën e bëri edhe Manchester United, i cili festoi kundër zviceranëve të Young Boys me shifrat 1:0.

Sot luhen këto ndeshje:

Atletico Madrid - Monaco,

Lokomotiv Moska - Galatasaray,

Dortmund - Klub Brugge KV,

FC Porto - Schalke, Napoli - Crvena Zvesda,

PSG - Liverpool, PSV - Barcelona dhe

Tottenham - Inter. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme