LeBron James radhitet në mesin e 5 shënuesve më të mirë

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka vendosur emrin e tij në listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

LeBron James radhitet në mesin e 5 shënuesve më të mirë

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka vendosur emrin e tij në listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA. 

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër Portland Trail Blazers, të cilën Lakers e fituan me rezultatin 126-117, 33-vjeçari James shënoi 44 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime, duke e çuar numrin e shënimeve në kuotën prej 31.425 pikësh. 

Me këtë, ai ka zëvendësuar ish-basketbollistin Wilt Chamberlain në pozitën e pestë të shënuesve më të mirë në NBA. 

Kareem Abdul-Jabbar mban vendin e parë me 38.387 pikë të shënuara, pas të cilit radhitet Karl Malone me 36.928 pikë. 

Kobe Bryant mban pozitën e tretë me 33.643 pikë, ndërsa Michael Jordan radhitet i katërti me 32.292 pikë. 

Shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në NBA: 

Kareem Abdul-Jabbar 38,387 pikë

Karl Malone 36,928 

Kobe Bryant 33,643 

Michael Jordan 32,292 

LeBron James 31,425 

Mbrëmë në orar ishin 11 ndeshje të sezonit 2018/19 

Orlando Magic-Philadelphia 76ers: 111-106 

Washington Wizards-Cleveland Cavaliers: 119-95 

Boston Celtics-Chicago Bulls: 111-82 

Brooklyn Nets-Miami Heat: 107-120 

Toronto Raptors-Detroit Pistons: 104-106 

Milwaukee Bucks-Memphis Grizzlies: 113-116 

Minnesota Timberwolves-New Orleans Pelicans: 107-100 

Oklahoma City Thunder-New York Knicks: 128-103 

Dallas Mavericks-Utah Jazz: 118-68 

Phoenix Suns-San Antonio Spurs: 116-96 

Los Angeles Lakers-Portland Trail Blazers: 126-117 (AA)



Lajme të ngjashme