Liga e Kombeve - Kosova dhe Maqedonia vendosin për fatin e tyre

Liga e Kombeve në futboll rikthehet me ndeshjet, të cilat do të zhvillohen në pesë ditët e ardhshme.

Liga e Kombeve - Kosova dhe Maqedonia vendosin për fatin e tyre

Liga e Kombeve në futboll rikthehet me ndeshjet, të cilat do të zhvillohen në pesë ditët e ardhshme, përcaktuese të ekipeve që do të promovohen një rang më lartë, ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë, si dhe emrat e finalistëve.

Ekipi i kombëtares së Shqipërisë sfidën e fundit do ta luajë me Skocinë të shtunën, ku do të kërkojë fitore për të shmangur rënien nga Liga C.

Në pozitë shumë më të favorshme është Kosova, e cila në prag të ndeshjes së pestë dhe të gjashtë kundër Maltës më 17 nëntor dhe Azerbajxhanit më 20 nëntor, është ekipi i vetëm i pamposhtur me gjasa reale për të vazhduar garat, pasi mban kreun tabelar të Ligës D grupi 3.

Tashmë mbetet që të përzgjedhurit e Bernard Challandes, vet të vendosin mbi fatin e përfaqësueses, sidomos në ndeshjen e fundit të martën kundër Azerbajxhanit, që do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Edhe përfaqësuesja e Maqedonisë është në pozitë të favorshme, pasi pas katër ndeshjeve të zhvilluara, mban kreun tabelar të Ligës D, grupi 4, me gjasa reale për të vazhduar garat.

Në dy sfidat e fundit, Maqedonia do të luaj kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit më 16 dhe 19 nëntor.

Ndeshjet e enjte - e shtunë:

E enjte, 15 nëntor:

Liga A

Grupi A2: Belgjika - Islanda

Grupi A4: Kroacia - Spanja

Liga B

Grupi B3: Austria - Bosnjë e Hercegovina

Liga C

Grupi C2: Greqia - Finlanda, Hungaria - Estonia

Liga D

Grupi D1: Kazakistani - Letonia, Andorra-Gjeorgjia

Grupi D2: San Marino- Moldavia, Luksemburgu- Bjellorusia

E premte, 16 nëntor:

Liga A

Grupi A1: Holanda - Franca

Liga B

Grupi B1: Sllovakia - Ukraina

Grupi B4: Uellsi - Danimarka

Liga C

Grupi C3: Qiproja greke - Bullgaria, Sllovenia - Norvegjia

Liga D

Grupi D4: Lihtenshtajni - Maqedonia, Gjibraltari- Armenia

E shtunë, 17 nëntor:

Liga A

Grupi A3: Italia - Portugalia

Liga B

Grupi B2: Turqia - Suedia

Liga C

Grupi C1: Shqipëria - Skocia

Grupi C4: Serbia - Mali i Zi, Rumania- Lituania

Liga D

Grupi D3: Azerbajxhani - Ishujt Faroe, Malta – Kosova (AA)



Lajme të ngjashme