Formula 1 - Honda me partner të ri për turbo mbushësin me performancë të lartë

Gjiganti automobilistik Honda arriti marrëveshje partneriteti dyvjeçar teknik me kompaninë industriale japoneze IHI, për zhvillimin e turbos të bolidëve të saj.

Formula 1 - Honda me partner të ri për turbo mbushësin me performancë të lartë

Gjiganti automobilistik Honda arriti marrëveshje partneriteti dyvjeçar teknik me kompaninë industriale japoneze IHI, për zhvillimin dhe furnizimin e komponentëve lidhur me performancën e turbos të bolidëve të saj në Formula 1, duke filluar nga kampionati i ardhshëm i vitit 2019.

Siç bën të ditur Honda, bashkëpunimin me IHI-në për komponentët turbo e ka filluar në vitin 2015, atëherë kur u kthye në garat e F1-shit ndërsa për partneritetin e ri thotë se ka të bëjë me përshpejtimin e zhvillimit të njësisë turbo.

Yoshinori Kawasaki nga IHI, u shpreh i lumtur për partneritetin me Hondan, për të shtuar se qëllimi i tyre është të ofrojnë një performancë sa më të mirë të mundshme, duke e përshpejtuar turbon.

“Shpresojmë se që nga sezoni 2019, njësia e energjisë së Hondas, duke përdorur turbombushësin e IHI-së, do të ofrojë një performancë të njëjtë si në vitet e 80-ta dhe të 90-ta, kur impresiononte fansat e motosportit”, tha ai. Në ato vite, Honda kishte për partner Williamsin, Lotusin dhe McLaren-in, me të cilët shënoi 69 fitore në garat e Formula 1. (AA)


Fjalët Kyçe: bolid , Formula 1 , Honda , IHI , turbo mbushës

Lajme të ngjashme