Katër vende të Ballkanit do të konkurrojnë bashkë në organizimin e Botërorit 2030

Krerët e katër shteteve të Ballkanit thanë se do të konkurrojnë bashkë për organizim të Kampionatit Botëror në futboll i cili do të mbahet në vitin 2030.

Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë dhe presidenti i Serbisë, deklaruan se shtetet e tyre do të bëjnë një kërkesë të përbashkët për të organizuar ngjarjen më të madhe të futbollit, e cila do të zhvillohej në stadiumet e këtyre katër vendeve.

Ideja u prezantua në margjinat e një takimi rajonal që po mbahet në Varna të Detit të Zi.

Ndonëse akoma nuk ka filluar konkurrimi zyrtar për organizimin e Botërorit të vitit 2030, zyrtarët e futbollit në Amerikën Latine tashmë kanë filluar të promovojnë një ofertë tre-shtete, Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai, ku dhe u mbajt Botërori i parë në vitin 1930.

Ndërkohë, zyrtarët e futbollit anglez kanë nisur një studim fizibiliteti për të konkurruar bashkë me Skocinë, Uellsin, Irlandën e Veriut dhe Irlandën. (AA)

Lajme të ngjashme