Mundësit turq korrin fitore të mëdha në Kampionatin Botëror në Hungari

Në Kampionatin Botëror të Mundjes, që zhvillohet në Sallën e Sportit Papp Laszlo të Budapestit, Kryeqyteti i Hungarisë, Turqia fitoi 1 medalje ari, 4 argjendi dhe 4 bronzi.

Mundësit turq korrin fitore të mëdha në Kampionatin Botëror në Hungari

Në Kampionatin Botëror të Mundjes, që zhvillohet në Sallën e Sportit Papp Laszlo të Budapestit, Kryeqyteti i Hungarisë, Turqia fitoi 1 medalje ari, 4 argjendi dhe 4 bronzi.

Mundësi i kombëtares turke, Metehan Bashar (Başar) duke fituar medaljen e arit në stilin greko romak në peshën 87 kilogram fitoi titullin e dytë radhas të kampionit botëror.  

Bashar mundi ukrainasin, Zhan Beleniuk me rezultatin 2-1 dhe u bë fituesi i vetëm turk, që mori medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në Hungari.

Metehan edhe në Kampionatin Botëror të zhvilluar vitin e kaluar në Paris, kryeqytetin e Francës, ishte sportisti turk që arriti majat.

Kështu që jeton lumturinë e të qenurit kampion bote për vitin e dytë radhazi.

Në kampionatin që zhvillohet në Hungari, Metehan krahas medaljes së arit fitoi edhe një medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në stilin greko romak.  

Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke dërguar një telegraf e përgëzoi Metehan Bashari për fitoren e medaljes së Arit.

Ndërkaq në Kampionatin Botëror të Mundjes, sportisti turk Emre Kush (Kuş) fitoi medaljen e argjendit në stilin greko romak në peshën 82 kilogram ndërsa sportistët Ekrem Ëztyrk (Öztürk) në peshën 55 kilogram dhe Rahman Bilici, në peshën 63 kilogram të stilit greko romak fituan medalje bronzi.

Kurse sportistet Jasemin (Yasemin) Adar dhe Elif Zhale Jeshilërmak (Jale Yeşilırmak) duke humbur në finale u mjaftuan me medaljen e argjendit.

Sportistja Buse Tosun fitoi medaljen e bronzit.

Në Kampionatin Botëror të Mundjes, në stilin e lirë për meshkuj në peshën 86 kilogram, sportisti turk Fatih Erdin mori medaljen e argjendit kurse Sylejman Atllë (Süleyman Atlı) mori medaljen e bronzit.

 


Lajme të ngjashme