Meksika mirëpret garat Grand Prix të Formula 1 këtë fundjavë
Gara e 19-të e Grand Prix të Kampionatit Botëror 2018 në Formula 1 do të zhvillohet në Meksikë gjatë fundjavës.

zhvillohet në Meksikë gjatë fundjavës.
Garat kualifikuese do të mbahen në kryeqytetin Meksiko City të shtunën ndërsa gara do të mbahet të dielën në ora 18:10 sipas kohës lokale.
Kompeticioni do të mbahet në "Autodromo Hermanos Rodriguez", një pistë garash me gjatësi 4.304 kilometra, e cila përshkohet me 71 xhiro.
Kryesuesi i sezonit, piloti britanik i "Mercedes"-it, Lewis Hamilton fitoi nëntë gara ndërsa piloti gjerman Sebastian Vettel i Ferrarit arriti i pari në pesë gara.
Piloti australian Daniel Ricciardo i ekipit të Red Bull-TAG Heuer mundi kundërshtarët e tij në dy gara dhe holandezi Max Verstappen dhe Kimi Raikkonen u dolën të parët në një garë.
Lewis Hamilton avancon ndaj Sebastian Vettel me 70 pikë në kampionat.
Deri në fund të sezonit 2018 në Formula 1 kanë mbetur edhe tre gara, përfshirë edhe garën në Meksikë.
Për të arritur titullin e pestë të kampionit në karrierën e tij, Hamilton duhet të përfundojë garën në mesin e 7 më të mirëve ose Vettel të humb garën në Meksikë.
Kështu qëndron radhitja për këtë sezon të pilotëve dhe konstruktorëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 346 pikë
2. Sebastian Vettel (Gjermani): 276 pikë
3. Kimi Raikkonen (Finlandë): 221 pikë
4. Valtteri Bottas (Finlandë): 217 pikë
5. Max Verstappen (Holandë): 191 pikë
- Radhitja e konstruktorëve:
1. Mercedes: 563 pikë
2. Ferrari: 497 pikë
3. Red Bull: 337 pikë
4. Renault: 106 pikë
5. Haas: 86 pikë (AA)