Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kroati Luka Modriç zgjidhet “Futbollisti më i Mirë i Vitit 2018”

Fitues i Ligës së Kampioneve me Realin Madridin dhe nënkampion botëror me Kroacinë në Rusi, Modric përvetësoi çmimin e madh të FIFA-s duke mposhtur konkurrencën e portugezit Ronaldo dhe egjiptianit Salah...

Kroati Luka Modriç zgjidhet “Futbollisti më i Mirë i Vitit 2018”

Sikurse dhe pritej, kroati Luka Modriç u shpall “Futbollisti më i Mirë i Vitit” në mbrëmjen gala të FIFA-s, mbajtur në Londër.

Fitues i Ligës së Kampioneve me Realin Madridin dhe nënkampion botëror me Kroacinë në Rusi, Modric përvetësoi çmimin e madh të FIFA-s për vitin 2018 duke mposhtur konkurrencën e portugezit Cristiano Ronaldos, jo i pranishëm në sallë, si dhe atë të egjiptianit Mohamed Salah.

Modriç falënderoi të gjithë duke përshëndetur në tri gjuhë; anglisht, spanjisht dhe kroatisht. Ndërkohë, të gjithë kroatët ndihen krenarë për këtë arritje fantastike të mesfushorit 33-vjeçar, aq sa një futbollist i madh si Zvonimir Boban, i pranishëm në sallë, u prek kur dëgjonte fjalët e bashkëkombësit të tij duke derdhur edhe disa pika lot.

Francezi Didier Deschamps fitoi çmimin “Trajnerin më i Mirë i Vitit” përballë rivalit të tij kroat në Kupën e Botës, Zlatko Dalic dhe bashkëkombësit Zinedine Zidane.

Çmimin Pushkash e fitoi Muhamed Salah, pasi goli i tij me Liverpulin në derbin kundër Evertonit u përzgjodh si më i bukuri.

Thibaut Cortouis, mbrojtës i portës së Real Madridit dhe kombëtares së Belgjikës, u zgjodh “Portieri më i Mirë i Vitit” duke mposhtur konkurrencën e francezit Hugo Lloris dhe danezit Kasper Schmeichel.

“Futbollistja më e Mirë e Vitit” u shpall braziliania Marta, e cila luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën Orlando Pride.

Trajneri më i mirë i futbollit të femrave u shpall tekniku i Lyon Reynald Pedros, fitues i Ligës së Kampioneve me skuadrën franceze. Pedros ishte në garë me dy femra, me trajneren japoneze Asako Takakura dhe holandezen Sarina Weigman.

Formacioni më i Mirë FIFA FIFPro i Vitit 2018 është: De Gea, Dani Alves-Varane-Sergio Ramos-Marcelo, Modriç-Kante-Hazard-Messi, Mbappe-Ronaldo.



Lajme të ngjashme