Suksesi i sportisteve turke në Moskë

Në Grand Prix Moscow që zhvillohet nga ana e Federatës Botërore të Tekvandos (Taekwondo) sot vazhduan garat e ditës së dytë.

Suksesi i sportisteve turke në Moskë

Në Grand Prix Moscow që zhvillohet nga ana e Federatës Botërore të Tekvandos (Taekwondo) sot vazhduan garat e ditës së dytë.

Në organizimin sportiv në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, sportistja e kombëtares turke, Irem Yaman në finalen e 57 kilogramëve për femra, duke mundur kroaten Bruna Vuletic me rezultatin 12-5, u bë fituesja e medaljes së arit.

Gjithashtu Irem me këtë sukses i shtoi edhe 40 pikë të tjera vetes në rrugën për Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Kurse Nafia Kus që doli në tapet në 67 kilogram u mund nga polakja Aleksandra Kowalczuk me rezultatin 11-9 dhe u mjaftua me medaljen e argjendtit.

Kurse sportistja e kombëtares, Kubra Ilgun fitoi medaljen e bronzit.



Lajme të ngjashme