TAS konfirmon pjesërisht apelimin, anulon përjashtimin e AC Milan nga Europa League

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) njoftoi anulimin e përjashtimit të Milan AC nga edicioni i ardhshëm i Europa League.

TAS konfirmon pjesërisht apelimin, anulon përjashtimin e AC Milan nga Europa League

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) njoftoi anulimin e përjashtimit të Milan AC nga edicioni i ardhshëm i Europa League, por konfirmoi faktin se klubi kishte shkelur rregullat e fair-play-t financiar duke ftuar UEFA-n të merrte një sanksion proporcional.

TAS konfirmoi pjesërisht apelimin nga Milan AC duke anuluar sanksionin e vendosur nga instanca e kontrollit financiar të klubeve të UEFA-s (ICFC) duke konfirmuar gjithashtu se klubi kishte shkelur rregullat e fair-play-t financiar, në një komunikatë ku i kërkon UEFA-s të marrë një masë disiplinore proporcionale. (ATSH)



Lajme të ngjashme