Spanjë – Luis Enrique nuk do të bëjë revolucion te “Furia e Kuqe”

“Nuk do të ketë një revolucion, por vetëm disa ndryshime ku mosha nuk do të jetë përcaktuese” deklaroi trajneri i ri i Spanjës, Luis Enrique, në konferencën për shtyp të prezantimit të tij në stolin e kombëtares...

Spanjë – Luis Enrique nuk do të bëjë revolucion te “Furia e Kuqe”

“Fjala falimentim është shumë e shëmtuar. Sigurisht rezultatet nuk janë të mira, por këta lojtarë kanë dhënë maksimumin dhe në gjithë këto vite ata janë admiruar nga tifozeria. Kjo është arsyeja se përse nuk do të ketë një revolucion, por vetëm disa ndryshime ku mosha nuk do të jetë përcaktuese.”

Kështu u shpreh trajneri i ri i Spanjës, Luis Enrique, në konferencën për shtyp të prezantimit të tij në stolin e “Furisë së Kuqe”.

Ish-trajneri i Barcelonës njohu meritat e paraardhësit të tij, Julen Lopetegui, duke shpjeguar se “të qenit trajner është një përgjegjësi e madhe, duhet të luftosh për vendin tënd dhe të mbrosh kombëtaren. Kemi një kombëtare të niveleve të larta, duhet të dimë si të mbrohemi, të sulmojmë dhe të tregohemi agresivë kur kemi topin”, – përfundoi Luis Enrique.


Fjalët Kyçe: Luis Enrique , trajner , futboll , Spanjë

Lajme të ngjashme