Rusia i dorëzon Katarit stafetën e Botërorit 2022 në futboll

Si vend organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, Rusia i dorëzoi formalisht Katarit rolin e organizatorit të Botërorit të ardhshëm në vitin 2022...

Rusia i dorëzon Katarit stafetën e Botërorit 2022 në futboll

Si vend organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, Rusia i dorëzoi formalisht Katarit rolin e organizatorit të Botërorit të ardhshëm në vitin 2022.

Sipas një deklarate të Kremlinit, me pjesëmarrjen e Presidentit rus, Vladimir Putin, emirit të Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani dhe presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, në ambientet e Presidencës së Rusisë u bë ceremonia e dorëzimit të stafetës për Kampionatin Botëror 2022, i cili do të organizohet në Katar.

Me këtë rast, Putini i dhuroi Al-Thanit një top futbolli me ngyrë të kuqe dhe të bardhë, me të cilin u luajt edhe finalja ndërmjet Francës e Kroacisë.



Lajme të ngjashme