Fenerbahçe dakord me Cocu për marrëveshje 3-vjeçare

Klubi holandez PSV Eindhoven njoftoi se trajneri i klubit Phillip Cocu ka arritur marrëveshje me klubin turk Fenerbahçe.

Fenerbahçe dakord me Cocu për marrëveshje 3-vjeçare

PSV njoftoi se trajneri i ri i PSV-së do të jetë Mark van Bommel.

Po ashtu, njoftohet se përveç trajnerit 47 vjeçar Cocu, edhe ndihmësi i tij Chris van der Weerden tanimë do të jetë pjesë e klubit turk Fenerbahçe.

Drejtori i përgjithshëm PSV-së Toon Gerbrands ka deklaruar se gjithçka në lidhje me largimin e Cocu nga klubi ka ndodhur shumë shpejt.

“Suksesi me vete sjell edhe kërkesa. Falënderojmë Cocu për sukseset e arritura në PSV. Cocu është një trajner shumë i mirë. Kam respekt të pafund për të. I urojmë suksese të mëdha në Turqi”, është shprehur Gerbrands.

Phillip Cocu, i cili ka qenë edhe futbollist i kombëtares holandeze, gjatë periudhës si trajner ka fituar tre tituj të Ligës së Holandës, një herë kupën dhe dy herë Superkupën e Holandës.

Ndërkaq, edhe klubi i Fenerbahçes në uebfaqen zyrtare ka njoftuar për marrëveshjen 3-vjeçare të arritur me trajnerin holandez Cocu.



Lajme të ngjashme