Rusi 2018 – Dygolëshi i Harry Kane i jep Anglisë fitoren mbi Tunizinë

Pas një loje të vuajtur, britanikët fituan me rezultatin 2-1 kundër afrikanoveriorëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin G...

Rusi 2018 – Dygolëshi i Harry Kane i jep Anglisë fitoren mbi Tunizinë

Anglia arriti një fitore të vuajtur kundër ekipit të Tunizisë, që tregoi një nivel loje më të lartë sesa pritej.

Britanikët fituan me rezultatin 2-1 kundër afrikanoveriorëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin G.

Harry Kane shënoi golin e parë për Anglinë në minutën e 11-të, ndërsa Tunizia gjeti barazimin përmes një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Sassi.

Pas shumë përpjekjesh nga anglezët, Kane arriti të realizojë golin e fitores në minutën e 91-të.

Me këtë rezultat, Anglia mban vendin e dytë në Grupin G me pikë të barabarta me Belgjikën, që mposhti Panamanë 3-0 dhe është ekipi tjetër favorit në këtë grup.



Lajme të ngjashme