Rezultat i paparashikuar, ndeshja mes Zvicrës dhe Brazilit përfundon me rezultatin 1-1

Zvicra ishte surpriza e dytë e kësaj të diele në Botërorin e Rusisë, pas humbjes së Gjermanisë ndaj Meksikës. Ekipi helvet ndali me një lojë të bukur pretendentët kryesorë për fitimin e kupës së botës, Brazilin në një barazim 1-1.

Golit mjeshtëror të Philippe Coutinho në minutën e 20 për Brazilin, nga një gjuajtje e prirët jashtë zone, iu përgjigj në të 50′ Zuber për Zvicrën, pas një goditjeje me kokë të topit para portës, të ardhur nga një goditje këndi, ekzekutuar nga Xherdan Shaqiri. Portieri romanist Alisson e pati të pamundur të reagonte.

Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë e ku nuk mungoi edhe spektakli nga lojtarët e të dy ekipeve, sidomos nga ata të Brazilit.

Grupi E kryesohet nga Serbia, e cila sot në drekë mori tre pikë me fitoren 1-0 ndaj Kosta-Rikës. Kjo i bën më interesante përballjet e tjera, ku  ndeshjet e dyta në grup Serbia do ndeshet me Zvicrën dhe Brazili me Kosta-Rikën. (ATSH)

Lajme të ngjashme