Unai Emery, pasuesi i Arsene Wenger tek Arsenal

Trajneri spanjoll, Unai Emery, i cili vetëm pak ditë më parë u largua zyrtarisht nga PSG-ja, do të jetë pasuesi i Arsene Wenger në stolin e Topçinjëve të Londrës...

Unai Emery, pasuesi i Arsene Wenger tek Arsenal

Trajneri spanjoll, Unai Emery, i cili vetëm pak ditë më parë u largua zyrtarisht nga PSG-ja, do të jetë pasuesi i Arsene Wenger në stolin e Topçinjëve të Londrës.

Atëhere kur të gjitha rrugët të çonin të ndihmësi i Pep Guardiolës, ish-mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta, drejtuesit e klubit londinez kanë zgjedhur pikërisht Unai Emery duke vendosur t'ia besojnë pankinën e skuadrës një trajneri me eksperiencë dhe që ka fituar disa trofe në karrierën e tij.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, i cili do të vijë në ditët e ardhshme.

Emri i spanjollit Emery ishte përmendur edhe si pasues i mundshëm i Maurizio Sarrit në stolin e Napolit, por pas eksperiencave me Spartakun e Moskës, Seviljen dhe PSG-në, spanjolli do të drejtojë një skuadër në Premier League, pikërisht Arsenalin. /ATSH



Lajme të ngjashme