Bayern ofron 100 milionë euro për Dybala

Sipas mediave gjermane, Bayern Mynihu është i gatshëm që t’i ofrojë Juventusit 100 milionë euro për Paulo Dybala.

paulo dybala _solda.jpg

Dybala kohën e fundit gjithnjë e më shpesh është jashtë njëmbëdhjetëshit të Juventusit, ndërsa veçmas u kritikua për shkak të paraqitjes dëshpëruese në ndeshjen e sezonit kundër Napolit.

Deri tani emri i futbollistit argjentinas lakohej kryesisht për transferime në Real Madrid, Barcelona ose Atletico Madrid. Por, tani mediat gjermane pohojnë se në garë është përfshirë edhe Bayern-i, me ofertë prej 100 milionë eurove.

Dybala tek “Zonja e Vjetër” erdhi në vitin 2015 nga Palermo me një shumë prej 40 milionë euro.



Lajme të ngjashme