Komiteti i Arbitrazhit i Federatës së Futbollit të Turqisë hedh poshtë ankesën e Beşiktaş-it

Komiteti i Arbitrazhit të Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) hodhi poshtë ankesën e Beşiktaş-it, mbi vendimin e mëparshëm të TFF që ndeshja e ndërprerë në gjysmëfinale për Kupën Turke midis Fenerbahçe dhe Beşiktaş të vazhdojë nga minuta që u ndërpre.

Në deklaratën e TFF-së thuhet se ankesa e dërguar nga klubi i futbollit Beşiktaş është shqyrtuar në detaje dhe është sjellë vendim që e njëjta të hidhet poshtë.

Bordi drejtues i TFF-së vendosi se ndeshja e ndërprerë në mes të Fenerbahçe-s dhe Beşiktaş-it të vazhdojë pa tifozë që nga momenti kur u ndërpre për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët.

Pas rezultatit 2:2 në ndeshjen e parë në Vodafone Park, më 19 prill, Fenerbahçe priti ekipin e Beşiktaş-it në stadiumin "Şükrü Saraçoğlu" në një ndeshje kthimi. Ndeshja u ndërpre në minutën e 57 pas trazirave, gjatë rezultatit 0:0.

Arbitri Mete Kalkavan vendosi të ndërpresë ndeshjen pasi tifozët e Fenerbahçe-s me një objekt të fortë goditën në kokë trajnerin e Beşiktaş-it, Şenol Güneş.

Güneş ishte plagosur në kokë për shkak të goditjes së marrë, ndërsa plaga iu qep në dhomën e zhveshjes, pas së cilës ai u transferua në një spital ku e kaloi natën. (AA)

Lajme të ngjashme