Merkato futbolli, skuadrat në garë për Thomas Lemar

Thomas Lemar është një nga lojtarët për të cilët këtë verë do hapet një ankand i vërtet, të paktën në Angli, ku shumë skuadra kanë nisur avancat për të joshur francezin.

Skuadra e parë që ka kërkuar shërbimet e 22-vjeçarit është Manchester City. Anësori që ka një vlerë në merkato prej 65 milionë eurosh, ka një kontratë që skadon në vitin 2020. Kjo do të thotë se Monaco, do tentojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e futbollistit. Në këtë drejtim, futja në garë e Liverpul dhe Arsenal kanë rritur konkurrencën për blerjen e futbollistit, duke lënë të kuptohet se Guardiola, Klopp dhe Venger do bëjnë maksimumi për të pasur këtë futbollist.

Guardiola, shkruan shtypi britanik, mbetet i vendosur ta blejë një lojtar klasi, pas dështimit për të transferuar Alexis Sanchez dhe Riyad Mahrez, gjatë janarit të shkuar.

Lajme të ngjashme