Basketboll: Galatasaray nesër përballet me Reyer për kupën evropiane

Të mërkurën në darkë ekipi i femrave të basketbollit të Galasaray-it do të jetë mysafir i skuadrës italiane, Reyer për ndeshjen e dytë të finales për Kupën Evropiane të FIBA-s.

953179
Basketboll: Galatasaray nesër përballet me Reyer për kupën evropiane

Ndeshja do të luhet në sallën e sporteve “Taliercio” në Venecia dhe do të fillojë në orën 20.00.

Ndeshja e parë ishte luajtur në Stamboll dhe Galatasaraj e kishte mundur 90-68 rivalen italiane. Kupa do të ngrihet në duart e bluzave verdhëekuq në qoftë se ato do ta fitojnë edhe ndeshjen e kthimit ose do të munden me një diferencë më të vogël se 22 pikë.

Në rast se Galatasaray arrin fundin e lumtur në këtë organizim do ti sjellë Turqisë kupën e tretë evropiane.

Ekipi verdhëekuq Kupën Evropiane të FIBA-s e ka marrë në sezonin 2008-2009, kurse në sezonin 2013-2014 ka fituar titullin kampion të Ligës Evropiane të FIBA-s.



Lajme të ngjashme