8 mijë atletë nga 50 shtete erdhën në Stamboll për gjysmëmaratonën

Atleti nga Etiopia Amdevork Walelegn dhe bashkëkombësja e tij Yashaneh janë fituesit e gjysmë maratonës së 13-të, në të cilën morën pjesë rreth 8.000 garues nga 50 shtete.

8 mijë atletë nga 50 shtete erdhën në Stamboll për gjysmëmaratonën

Organizatori i ngjarjes është qyteti i Stambollit kurse Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAF) e ka renditur atë në kategorinë e Artë.

Përveç garës kryesore gjysmë maratone, brenda manifestimit u mbajtën edhe gara në dhjetë kilometra. Fituesve u është siguruar shpërblim në vlerë prej 800 mijë lira (161 mijë euro).

Fituesi i gjysmë maratonës Walelegn pistën e gjatë 21 kilometra e vrapoi për 59.50 minuta dhe është garuesi i parë që ka kaluar ndonjëherë këtë rrugë për më pak se një orë.

Vendin e dytë e zuri poashtu një etiopian Asefi Tefer. Vendin e tretë e fitoi atleti vendas, Kaan Kigen Ozbilen, i cili shënoi rekordin ri kombëtar.

Në kategorinë e femrave, vendi i parë i takoi etiopianes Yeshabeh. Vendi i dytë poashtu një tjetër garuese etiopiane Rosa Dereja ndërsa vendi i tretë i takoi garueses nga Kenia, Diani Chemtai Kipyokei.

Gjatë ngjarjes u nderua atleti i Tanzanias, Ismail Juma i cili vitin e kaluar fitoi gjysmë maratonën e Stambollit dhe më humbi jetën në një aksident me makinë në Tanzania. (AA)



Lajme të ngjashme