Tenistja e kombëtares turke, finaliste e turneut në Itali

Bashak Erajdën do të luaj sot në finale përballë bullgares Elitsa Kostova.

Tenistja e kombëtares turke, finaliste e turneut në Itali

Tenistja kombëtare turke, Bashak Erajdën (Başak Eraydın) u ngjit në finalen e turneut të tenisit, që zhvillohet në Itali.

Në turneun me një çmim prej 25 mijë dollarësh që zhvillohet në qytetin Cagliari të Italisë nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, Erajdën u përball në gjysmëfinale me sllovaken, Michaela Honcova.

Duke fituar ndaj kundërshtares me rezultatin 2-0 në setin e parë 6-2 dhe në setin e dytë 6-3 tenistja turke fitoi të drejtën për të dalë në finale.

Bashak Erajdën do të luaj sot në finale përballë bullgares Elitsa Kostova.    



Lajme të ngjashme