Barcelona mposht Atletico Madridin, Messi shënon golin e 600-të në La Liga

Ekipi i Barcelonës vijon rrugën e pacenuar drejt titullit kampion në La Liga duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin minimal 1-0...

Barcelona mposht Atletico Madridin, Messi shënon golin e 600-të në La Liga

Ekipi i Barcelonës vijon rrugën e pacenuar drejt titullit kampion në La Liga duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin minimal 1-0.

Në pamundësi për t’i bërë ballë ekipit të Barcelonës, të besuarit e Diego Simeones u përpoqën të ndalin ekipit katalonjas, por gjithçka rezultoi e kotë, pasi në minutën e 26-të Lionel Messi shënoi golin e vetëm të takimit duke e çuar në 600 numrin e golave të shënuar prej tij në kampionatin spanjoll.

Barcelona realizoi edhe golin e dytë me Luis Suarez, por u anulua pasi anësori e vlerësoi uruguaianin në pozicion jashtë lojë.

Ndërsa një episod tjetër ishte ai i dëmtimit të kapitenit Andres Iniesta, diçka e padëshiruar që në pikëpyetje aktivizimin e tij ndaj londinezëve të Chelsea FC në Ligën e Kampioneve.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona e çoi në 8 pikë diferencën me Atletico Madridin.

Ndërkaq, Real Madridi gjendet praktikisht jashtë luftës për kampionatin pasi është 15 pikë larg kreut. /ATSH



Lajme të ngjashme