Hidhet shorti i Ligës së Evropës, finale e parakohshme Milan-Arsenal

Është hedhur shorti për fazën e 1/8-ave të Ligës së Evropës duke rezultuar i pamëshirshëm për Milanin dhe Arsenalin...

Hidhet shorti i Ligës së Evropës, finale e parakohshme Milan-Arsenal

Është hedhur shorti për fazën e 1/8-ave të Ligës së Evropës duke rezultuar i pamëshirshëm për Milanin dhe Arsenalin.

Eric Abidal, personazhi i njohur i futbollit, i zgjedhur për të tërhequr goglat, nuk u solli fat kuqezinjve, përkundrazi u vuri përballë Arsenalin.

Një finale e parakohshme mes dy skuadrave që e kërkojnë me ngulm këtë trofe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Çifti i parë që u zbulua ishte Lazio – Dinamo Kiev, me bardhekaltrit që kanë shanse të mira për të vijuar më tej.

Leipzigu peshkoi Zenitin, ndërsa Atletico Madridit, një tjetër pretendente serioze, do të ketë përballë Lokomotivën e Moskës.

CSKA e Moskës do të ketë përballë Lyonin, që shpreson ta ngrejë trofenë në stadiumin e tij, ndërsa një çift mjaft interesant është Marseille – Bilbao.

Skuadra më me fat ishte Sportingu i Lisbonës, që luan ndaj Viktoria Plzen, por edhe Borussia e Dortmundit duhet të buzëqeshë, pasi shmangu në fund Milanin dhe Arsenalin, duke peshkuar Salsburgun.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 8 dhe 15 mars, ndërsa oraret mbeten për t’u përcaktuar.

Shorti 1/8-ave:

Lazio – Dinamo Kiev
Leipzig – Zenit
At. Madrid – Lok. e Moskës
CSKA e Moskës – Lyon
Marseille – Ath. Bilbao
Sporting – Viktoria Plzen
Borussia Dortmund – Salzburg
Milan – Arsenal


Fjalët Kyçe: Liga e Evropës , shorti , Milan , Arsenal , futboll

Lajme të ngjashme