Conte nuk do të kthehet në krye të kombëtares italiane

Pasi çoi "Azurët" në çerekfinale të EURO 2016, Conte mori drejtimin e Chelsea-t.

Conte nuk do të kthehet në krye të kombëtares italiane

Trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte nuk dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar të Italisë në futboll, konfirmoi agjenti e tij për mediat italiane.

Pasi çoi "Azurët" në çerekfinale të EURO 2016, Conte mori drejtimin e Chelsea-t.

Por, pas largimit të pasardhësit të tij Giampier Ventura për mos kualifikimin në Kupën e Botës, mediat italiane kanë shkruar për kthimin e mundshëm të Contes.

Ndërkohë, Federata Italiane e Futbollit si trajner të përkoheshëm emëroi Luigi Di Biagin.

"Conte tashmë e ka kaluar këtë përvojë dhe më nuk dëshiron të punojë çdo ditë me ekipin. E shoh atë në Chelsea sezonin e ardhshëm sepse ai ka një kontratë që është e vlefshme për një sezon e gjysëm dhe atij nuk i pëlqen që të lë gjërat të papërfunduara", tha agjenti i Contes, Federico Pastorello.

Kandidati tjetër më serioz për përzgjedhësin e Italisë gjithashtu ka një kontratë, që ka të bëjë me Roberto Mancini-n, aktualisht trajner i Zenitit rus. (AA)



Lajme të ngjashme