Roger Federer është fitues i Australian Open

Zvicerani, 36-vjeçar, mban distancën nga rivali i tij Rafael Nadal me katër trofe.

Roger Federer është fitues i Australian Open

Tenisti zviceran, Roger Federer rriti sot rekordin e tij të fitoreve në “Grand Slam” në 20 tituj duke fituar për herë të gjashtë “Australian Open” në përfundim të një finaleje me pesë sete kundër kroatit, Marin Cilic, i gjashti në nivel botëror, me rezultatet 6-2, 6-7, 6-3, 3-6, 6-1, sot në Melburn.

Zvicerani, 36-vjeçar, mban distancën nga rivali i tij Rafael Nadal me katër trofe.

Me titullin e gjashtë në Australi, ai barazohet me serbin, Novak Djokovic dhe australianin, Roy Emerson.

Kampioni zviceran, numri dy në nivel botëror, arriti fitoren e dyfishtë në Melburn duke marrë titullin e tij të tretë të madh pas rikthimit në kompeticion në janar 2017, pas gjashtë muajsh ndërprerje për shkak të një dëmtimi në gju.



Lajme të ngjashme