Daja i kënaqur nga Skëndërbeu në Turqi, pavarësisht rezultateve

Faza përgatitore e ekipit të Skënderbeut në Turqi është kurorëzuar me sukses, pavarësisht rezultateve.

Daja i kënaqur nga Skëndërbeu në Turqi, pavarësisht rezultateve

Trajneri i ekipit bardhëkuqe Ilir Daja, është shprehur me nota pozitive për kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion, duke cilësuar se ata gëzojnë një formë të mirë fizike e cila është pasqyruar më së miri në fushën e lojës.

Pas fitores me ekipin e Aktobës dhe miqësoreve të zhvilluara me ekipet Turke të Beshiktashit, Bursasporin dhe Vitorulin, Daja ka theksuar se rezultatet nuk kanë  pasur shumë rëndësi, krahasuar me vendosjen dhe lojën e mirë që ekipi korçar ka zhvilluar gjatë kësaj faze përgatitore.

Pas miqësores se fundit të zhvilluar në Turqi, Daja shprehet se “jam i kënaqur me këtë test të fundit. Ekipi është përgjigjur mirë në fushë dhe pavarësisht ngarkesave, ka treguar se gëzon një formë të mirë. Pjesën e parë, kur ekipi ishte më i plotë në fushë, u shpreh shumë mirë. Arritëm jo vetëm të shënonim gol, por edhe të dominonim lojën, duke krijuar disa raste të mira. Në pjesën e dytë bëmë zëvendësime të shumta dhe ekipi ka funksionuar përgjithësisht mirë. E kemi fituar këtë takim dhe është diçka pozitive, edhe pse nuk është se na intereson shumë rezultati, por loja.”

Fillimi I super ligës shqiptare do të përballe ne fushën e lojës ekipin e Skënderbeut me ekipin gjirokastrit të Luftëtarit, sfidë për të cilën Daja dhe ekipi do të kenë përqendrim dhe impenjim maksimal për të arritur te fitorja. (ATSH)


Fjalët Kyçe: Skënderbeu , Ilir Daja , futboll , Besiktas

Lajme të ngjashme