Arsene Wenger kërkon më shumë nga Mesut Ozil

Wenger tha se dëshiron që të shohë më shumë goditje të tilla si ajo nga ndeshja me Newcastle United nga futbollistët me përvojë.

870356
Arsene Wenger kërkon më shumë nga Mesut Ozil

Trajneri francez i klubit nga Premier liga angleze Arsenal, Arsene Wenger tha se futbollisti i kombëtares gjermane me prejardhje turke Mesut Özil duhet të luftojë më shumë për shënimin e golave.

Në një deklaratë për mediat britanike duke e vlerësuar si “të mrekullueshëm” golin e shënuar me vole nga Mesut Özil në ndeshjen ku Arsenali shënoi fitore me rezultatin 1-0 ndaj Newcastle United, Wenger tha se dëshiron që të shohë më shumë goditje të tilla nga futbollistët me përvojë.

Ai tha se Özil po i përmbush detyrat e tij në fushë. 

“Pozita ku luan në masë të madhe kërkon që ai ta kontrollojë topin dhe ta çojë në mënyrë të suksesshme te bashkëlojtarët e tij. Ju e dini se ai disi do e dërgojë topin në mënyrë të suksesshme te bashkëlojtarët, por është shumë me rëndësi që ai të luajë duke marrë më shumë rreziqe. Jam i gëzuar që me goditjen që bëri ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm”, tha Wenger.

Sipas tij, skuadra duhet të tregojë performancë më efektive sa i përket shënimit të golave. 

“Epërsia me rezultatin 1-0 gjithmonë është e rrezikshme. Sidomos në Premier Ligë ku kundërshtarët padyshim se do të hyjnë në pozicione, të cilat ju lënë në pozitë të vështirë”, theksoi Wenger.

Arsenali në katër ndeshjet e fundit të Premier Ligës ka arritur të shënojë 3 gola, ndërsa në 18 xhiro ka fituar 33 pikë dhe gjendet 19 pikë pas liderit, Manchester City. (AA)



Lajme të ngjashme