Botërori 2018 – Gjermania ofron 350 mijë euro për lojtar në rast fitoreje

Çdo futbollist i kombëtares gjermane, 4 herë fituese e Kupës së Botës, do të marrë një shpërblim prej 350 mijë eurosh në rast se seleksioni i Joachim Low triumfon në Rusi, ashtu si dhe në vitin 2014 në Brazil...

Botërori 2018 – Gjermania ofron 350 mijë euro për lojtar në rast fitoreje

Çdo futbollist i kombëtares gjermane, 4 herë fituese e Kupës së Botës, do të marrë një shpërblim prej 350 mijë eurosh në rast se seleksioni i Joachim Low triumfon në Rusi, ashtu si dhe në vitin 2014 në Brazil.

Kjo është bërë e ditur nga Federata Gjermane e Futbollit, që sikurse dhe në kampionatet e kaluara botërore, vazhdon të akordojë shpërblime për futbollistët.

Shpërblimi do të aplikohet deri në arritjen e ekipit në çerekfinalet e Botërorit 2018, në shumën e 75 mijë eurove dhe 125 mijë eurove në rast të kalimit në gjysmëfinale.

Për vendin e tretë në Botërorin 2018, shpërblimi do të jetë 150 mijë euro, ndërsa 200 mijë euro do të paguhen për zënien e vendit të dytë. /ATSH



Lajme të ngjashme