Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Messi: Për Kampionatin Botëror kemi marrë disa rezultate të papritura

Messi tha se “Ne do të jemi në gjendje më të mirë kur të shkojmë në Rusi për Kampionatin Botëror 2018".

Messi: Për Kampionatin Botëror kemi marrë disa rezultate të papritura

Futbollisti argjentinas Lionel Messi në një deklaratë për faqen e internetit të FIFA-s tha se në kualifikimet për Kampionatin Botëror kanë marrë disa rezultate të papritura ose të jo të merituara.

Duke vënë në dukje se po vazhdojnë që të zhvillohen si ekip, Messi tha se “Ne do të jemi në gjendje më të mirë kur të shkojmë në Rusi për Kampionatin Botëror 2018. Kombëtarja jonë do të ketë edhe më shumë ndryshime”.

Lidhur me deklaratën e përzgjedhësit të kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli i cili ka thënë se “Futbolli ia ka borxh Messit një Kupë Botërore”, Messi tha: “Po e dëgjova këtë. Më tha edhe mua. Shpresoj se futbolli në fund do ta paguajë borxhin”.

Në lidhje me pyetjen nëse në moshën 30 vjeçare është në vendin ku dëshiron, Messi tha se është i lumtur me jetën private dhe atë profesionale.

Ai tha se në kualifikimet e Amerikës Jugore për Kampionatin Botëror, niveli mes ekipeve është pothuajse i njëjtë. “Mos shkuarja në Rusi do të ishte një goditje e madhe si për mua ashtu edhe për kombëtaren. Nuk e di se si do ta pranoja këtë”, u shpreh Messi.

Ndërsa sa i përket moskualifikimit të Kilit në Kampionatin Botëror, futbollisti argjentinas tha se “Ashtu si për të gjithë, edhe për mua kjo ishte një surprizë. Kili është ekip i madh me një skuadër të mirë. Janë dy herë fitues me radhë të Copa America. Dhe, kjo tregon se sa i vështirë është kualifikimi nga Amerika Jugore”. (AA)



Lajme të ngjashme