Shorti përcakton çiftet për eleminatore e Ligës së Kampioneve

Në selinë e Federatës Evropiane të Futbolli, UEFA, sot është hedhur shorti për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Shorti përcakton çiftet për eleminatore e Ligës së Kampioneve

Në selinë e Federatës Evropiane të Futbolli, UEFA, sot është hedhur shorti për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, i cili dha çifte tejet interesante, siç janë Real Madrid - PSG dhe Chelsea - Barcelona.

Përcaktimi i çifteve për fazën eliminatore në kompeticionin më të fortë të klubeve evropiane u mbajt në një mënyrë që fituesit ishin në një vazo, ndërsa skuadrat e dyta në tabelat e grupeve ishin në një vazo tjetër. Në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve nuk mund të luajnë ekipet që ishin në të njëjtin grup në fazën e parë, si dhe klube nga i njëjti shtet.

Çiftet:

Juventus - Tottenham Hotspur, Basel - Manchester City, Porto - Liverpool, Sevilla - Manchester United, Real Madrid - Paris Saint-Germain, Shakhtar Donetsk - Roma, Chelsea - Barcelona dhe Bayern Munich - Beshiktas.

Ndeshjet e para do të luhen më 13 dhe 14 si dhe 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit janë në orar në datat 6, 7, 13 dhe 14 mars të vitit 2018.

Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-së, do të luhet më 26 maj të vitit 2018 në Kiev (Ukrainë).



Lajme të ngjashme