Ryan Giggs i interesuar për drejtimin e kombëtares uellsiane të futbollit

Ish-lojtari i Manchester United, Ryan Giggs, ka deklaruar se është i interesuar që të bëhet në të ardhmen trajner i ekipit kombëtar të Uellsit në futboll për të zëvendësuar Chris Coleman...

Ryan Giggs i interesuar për drejtimin e kombëtares uellsiane të futbollit

Ish-lojtari i Manchester United, Ryan Giggs, ka deklaruar se është i interesuar që të bëhet në të ardhmen trajner i ekipit kombëtar të Uellsit në futboll për të zëvendësuar Chris Coleman.

“Është fakt që unë jam i interesuar”, theksoi Giggs për “Sky Sportsv.

Chris Coleman ka dhënë dorëheqjen nga posti i seleksionerit në nëntor duke marrë drejtimin e ekipit të kategorisë D2 angleze të Sunderlandit dhe që prej asaj kohe Federata Uellsiane e Futbollit është në kërkim të një zëvendësuesi.

“Unë nuk kam folur me asnjëri për momentin, por mund të them që jam interesuar”, është shprehur Giggs.

Uellsiani 44-vjeçar, Ryan Giggs, ka qenë ndihmësmenaxher te Manchester United për 4 ndeshje në 2014-n, pas shkarkimit të David Moyes dhe më pas ka punuar si asistent i Louis van Gaal për 2 vite. Ai është larguar nga klubi vitin e kaluar. /ATSH



Lajme të ngjashme