Nadal dhe Muguruza janë sportistët e vitit 2017

Spanjollët Rafael Nadal dhe Garbine Muguruza janë “sportistët e vitit 2017” për ITF, Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Nadal dhe Muguruza janë sportistët e vitit 2017

Për 31-vjecarin majorkez është hera e tretë në karrierë, ndërsa për 25-vjeçaren, mbretëreshë e Wimbledon, është hera e parë.

Ishte viti 1998 kur tenistet amerikane Pete Sampras dhe Lindsay Davenport, kampione të botës ITF, ishin fitues nga i njëjti vend.

Ndërsa në dyshe, fitues janë polaku Lukasz Kubot dhe braziliani Marcelo Melo, ndërsa për femra, fituese janë kinezja Chan Yun-Jan dhe zvicerania Martina Hingis. (ATSH)


Fjalët Kyçe: tenis , Rafael Nadal , Garbine Muguruza , ITF

Lajme të ngjashme