Yildirim në ceremoninë e varrimit të Suleymanoglu: Ai ishte një legjendë, një sportist hero

(AA) Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım tha se Naim Suleymanoglu është një sportist legjendar, i cili ka thyer rekorde të cilat deri më sot nuk ka arritur t’i thyejë asnjë sportist tjetër.

850520
Yildirim në ceremoninë e varrimit të Suleymanoglu: Ai ishte një legjendë, një sportist hero

(AA) Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım tha se Naim Suleymanoglu është një sportist legjendar, i cili ka thyer rekorde të cilat deri më sot nuk ka arritur t’i thyejë asnjë sportist tjetër.

Yıldırım mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Naim Suleymanoglu, ish peshëngritësi i kombëtares turke dhe fitues i medaljeve të arta në lojërat olimpike, kampion i botës dhe i Evropës, i cili dje ndërroi jetë në moshën 50 vjeçare në spitalin ku ishte për trajtim.

Në një deklaratë për mediat në xhaminë Fatih në Stamboll, ku mbahet ceremonia e lamtumirës së fundit, kryeministri Yıldırım tha se “Allahu pastë mëshirë mbi të vdekurin dhe shpreh ngushëllimet e mia për familjen e tij. Ngushëllime për popullin tonë. Naim Suleymanoglu është një legjendë, një sportist hero, i cili ka thyer rekorde të cilat deri më tani askush nuk ka arritur t’i thyejë”.

Yıldırım vuri në dukje se Suleymanoglu ka fituar një numër të madh të titujve të kampionit në lojëra olimpike dhe kampionate botërore dhe se ai është një sportist i cili ka thyer 46 rekorde.

“Ai ka shënuar një rekord të paaritshëm duke ngritur një peshë e cila është trefish më shumë se pesha e tij. Ai ka arritur që ta ngrisë flamurin tonë me hënë dhe yll dhe ka bërë që të mburren 80 milionë njerëz të popullit tonë. Uroj edhe një herë mëshirën e Allahut për Naim Sulejmanoglun, peshëngritësin tonë kombëtar, sportistin legjendar të cilin e humbëm në moshë të re. Vendi i tij qoftë në xhenet. Shpreh ngushëllime për familjen e tij dhe për popullin tonë”, thotë Yıldırım.

Suleymanoglu i lindur në Bullgari, ishte peshëngritësi i parë i cili arriti të fitojë medalje të artë në tre lojëra të ndryshme olimpike. Ai gjithashtu është fitues i kampionatit botëror.

 



Lajme të ngjashme