Mourinho nuk beson se karrienën e tij do ta përfundojë në Old Trafford

Eksperti portugez, për të cilin ky është sezoni i dytë në stolin e “Djajve të Kuq”, asnjëherë nuk ka qëndruar për katër vite në kontinuitet tek i njëjti klub.

Mourinho nuk beson se karrienën e tij do ta përfundojë në Old Trafford

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho (54) nuk beson se karrierën e tij si trajner do ta përfundojë në Old Trafford.

Eksperti portugez, për të cilin ky është sezoni i dytë në stolin e “Djajve të Kuq”, asnjëherë nuk ka qëndruar për katër vite në kontinuitet tek i njëjti klub, nga gjithsej shtatë sa ka udhëhequr deri më tani.

"Akoma jam një trajner me brenga dhe shqetësime dhe me ambicie për të bërë gjëra të reja", tha Mourinho për televizionin francez TF1 Telefoot.

I pyetur nëse ka ndërmend që karrierën e tij ta përfundojë në United, portugezi tha se është i sigurt se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Mourinho, i cili sezonin e kaluar me Manchester Unitedin fitoi Kupën e Ligës dhe Ligën Evropa, tha se i biri i tij së fundmi ka ndjekur nga tribunat një ndeshje të Paris Saint Germain (PSG) për të cilin ka thënë se është një klub fantastik.



Lajme të ngjashme