Rusi – Stadiumi Luzhniki gati për Botërorin 2018 në futboll

Rikonstruksioni i Stadiumit Luzhniki në Moskë, ku do të luhen ndeshjet kryesore të Botërorit 2018 në futboll, tashmë është gati, bëri të ditur të martën kryebashkiaku Sergey Sobyanin...

Rusi – Stadiumi Luzhniki gati për Botërorin 2018 në futboll

Rikonstruksioni i Stadiumit Luzhniki në Moskë, ku do të luhen ndeshjet kryesore të Botërorit 2018 në futboll, tashmë është gati, bëri të ditur të martën kryebashkiaku Sergey Sobyanin.

“Rikonstruksioni i Stadiumit Luzhniki ka përfunduar dhe ekspertet kanë ekzaminuar gjithça në të. Tashme ai është gati për evenimentet sportive”, deklaroi ai për agjencinë sportive ruse të shtypit “R-Sport”.

Me një kapacitet prej 81.000 vendesh, stadiumi iu nënshtrua rikonstruksionit me një fond prej 410 milionë dollarësh (341,2 milionë euro) gjatë më shumë së dy viteve.

“Në këtë stadium do të luhet ndeshja e hapjes së Botërorit 2018 dhe ajo finale”, theksoi kryetari i Bashkisë së Moskës. 



Lajme të ngjashme