Atletikë – Ramil Guliyev, i dyti në 200 m për meshkuj në Lojërat ISTAF të Berlinit

Sprinteri Ramil Guliyev, i pari kampion bote në historinë e atletikës së Turqisë, është renditur i dyti në garën e 100 metrave për meshkuj në Lojërat ISTAF të Berlinit...

Atletikë – Ramil Guliyev, i dyti në 200 m për meshkuj në Lojërat ISTAF të Berlinit

Sprinteri Ramil Guliyev, i pari kampion bote në historinë e atletikës së Turqisë, është renditur i dyti në garën e 100 metrave për meshkuj në Lojërat ISTAF të Berlinit (Festivali Ndërkombëtar i Stadiumeve).

Fitues i medaljes së artë në garën e 200 metrave për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës – Londër 2017, Ramil Guliyev mori pjesë në garën e 100 metrave në Lojërat ISTAF, të cilat zhvillohen në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit gjerman.

Atleti turk e përfundoi garën i dyti me kohën 10 sekonda e 9 të qindtat.

Vijën e finishit e kaloi i pari xhamajkani Julian Forte me kohën 9 sekonda e 91 të qindtat, ndërsa britaniku Adam Gemili doli i treti me kohën 10 sekonda e 10 të qindtat.



Lajme të ngjashme