Turqia kampione e Lojërave Olimpike-2017 për PAK në futboll

Ekipi i kombëtares turke në futboll për meshkuj në Lojërat Olimpike për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim-2017 ka dalë kampion pas mundjes së përfaqësues ukrainase me penallti.

2017 işitme engelliler olimpiyatları erkekler futbol final maçında türkiye ile ukrayna_01.jpg
2017 işitme engelliler olimpiyatları erkekler futbol final maçında türkiye ile ukrayna_02.jpg

Ekipi i kombëtares turke në futboll për meshkuj në Lojërat Olimpike për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim-2017, organizuar në qytetin Samsun të Turqisë, në finale u përball me përfaqësuesen e Ukrainës.

Në kohë normale bashkë me shtesat ndeshja përfundoi pa gola. Në penallti fitoi ekipi turk, i cili dërgoi më shumë topa në rrjetë dhe me rezultatin 4-3 arriti të dalë kampion në këtë kategori.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me këtë rast ka përgëzuar me telefon Presidentin e Federatës së Sportit të Turqisë për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim, Jakup Ymit Kihtir (Yakup Ümit Kihtir).



Lajme të ngjashme