Kombëtaret turke të volejbollit dhe hentbollit për meshkuj, kampione në Olimpiadën e Samsunit

Skuadra Kombëtare e Volejbollit për meshkuj duke mundur skuadrën e Ukrainës me rezultatin 3-0 ka dalë kampione në kategorinë e volejbollit në Lojërat Olimpike për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim (2017) që zhvillohen në Turqi.

Edhe kombëtarja turke e meshkujve në hentboll doli kampione duke mundur skuadrën ruse me rezultatin 30-26.

Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi një telegraf urimi Kryetarit të Federatës së Sporteve të Personave me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim për fitoret e arritura në Lojërat Olimpike për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim (2017).

Sipas deklaratës së Zyrës për Medias së Presidencës, Erdoan uroi Skuadrat Kombëtare të Volejbollit dhe Hentbollit për meshkuj të cilët dolën kampionë në olimpiadë.

Lajme të ngjashme