Itali – Radja Nainggolan zgjat kontratën me Romën deri në vitin 2021

Radja Nainggolan ka rinovuar kontraten e tij me Romën. Belgu do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit 2021...

Itali – Radja Nainggolan zgjat kontratën me Romën deri në vitin 2021

Radja Nainggolan ka rinovuar kontraten e tij me Romën. Belgu do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit 2021.

“Realizova atë që kam dashur gjithnjë. Jam i kënaqur që do të vazhdojmë së bashku.”

Këto ishin fjalët e para të Nainggolan pas hedhjes së firmës mbi kontratën e re, e cila e lidh me Romën deri në fund të sezonit 2021.

Nga Bostoni, ku ekipi ndodhet për turne, ka shprehur kënaqësinë edhe bosi i klubit, James Pallotta.

“Jemi të kënaqur që Radja do të vazhdojë të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë duke e pasuruar karrierën e tij”, deklaroi presidenti i Romës.

Në sezonin e fundit - theksoi Pallotta - ai tregoi se është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe shumë i kërkuar nga klube të mëdha evropiane.


Fjalët Kyçe: Radja Nainggolan , Roma , futboll , mesfushor

Lajme të ngjashme