Milan korr fitore ndaj Bayern

Klubi përfaqësues i Italisë Milani zhvilloi një ndeshje me klubin përfaqësues të Gjermanisë, Bayern Mynih.

Milan korr fitore ndaj Bayern

Klubi futbollistik italian Milan i cili me transfertat e tij është në qendër të vëmendjes, në turneun e përgatitjeve në Kinë ku luajnë skuadrat më të rëndësishme të futbollit në Evropë, Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve 2017, mposhti Bayern Mynihun me rezultatin 4-0.

Në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve, e cila këtë vit organizohet për herë të pestë, klubi përfaqësues i Italisë Milani zhvilloi një ndeshje me klubin përfaqësues të Gjermanisë, Bayern Mynih.

Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin Shenzen të Kinës, Milan në minutën e 14-të shënoi golin e parë me transferin e ri Franck Kessie kurse në minutat 25 dhe 43 ngriti epërsinë në 3-0 me golat e Patrick Cutrone.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, futbollisti Hakan Çalhanoğlu i cili hyri në lojë në minutën e 64-të, me një goditje të bukur nga një distancë në minutën e 85-të shënoi golën e katërt për Milanin.

Në këtë ndeshje Milani mposhti Bayern Mynihun me rezultat 4-0.

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve 2017 organizuohet në tre turne të ndryshme në SHBA, Kinë dhe Singapor.

Në turne po marrin pjesë klubet si Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham nga Anglia, Barcelona dhe Real Madrid nga Spanja, Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund nga Gjermania, Juventus, Milan, Inter dhe Roma nga Italia, Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyon nga Franca.



Lajme të ngjashme