Itali – Mbrojtësi Bonucci i Juventusit kalon te Milani për rreth 40 milionë euro

Leonardo Bonucci, një prej mbrojtësve më të mirë në botë, është pranë largimit nga Juventusi për t’u bashkuar me Milanin për 40 milionë euro...

Itali – Mbrojtësi Bonucci i Juventusit kalon te Milani për rreth 40 milionë euro

Leonardo Bonucci, një prej mbrojtësve më të mirë në botë, është pranë largimit nga Juventusi për t’u bashkuar me Milanin për 40 milionë euro.

Sipas mediave italiane, ky transferim është shumë pranë realizimit.

Gazetat bëjnë të ditur së Bonucci, 30 vjeç, ka shkuar në orën 13.30 në mjediset e klubit të AC Milanit.

Kontrata pritet që të jetë për pesë vjet, me një pagë vjetore prej 7,5 milionë eurosh dhe bonus prej 2,5 milionë eurosh.



Lajme të ngjashme