Wenger pret që Sanchez të qëndrojë në Arsenal

"Alexis Sanchez nuk ka thënë se do të braktis klubin", deklaroi Wenger.

768808
Wenger pret që Sanchez të qëndrojë në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur se Alexis Sanchez nuk ka thënë se do të braktis klubin, andaj pret nga lojtari i kombëtares së Kilit që të respektojë kontratën që ka me klubin dhe të qëndrojë.

Ditët e fundit mediat britanike theksojnë se Sanchez karrierën do ta vazhdojë në radhët e rivalit të Arsenalit në Premier Ligë, Manchester City. 

Megjithatë, në pyetjen nëse Sanchez i ka thënë se dëshiron të braktis klubin Wenger tha “jo”.

“Lojtarët kanë kontrata dhe presim prej tyre që t’i respektojnë kontratat. Kjo është ajo që duam”, shtoi Wenger. 



Lajme të ngjashme