Arsenali bën transfertë rekord, merr Lacazette e Lionit për 60 milionë euro

Klubi i Lionit njoftoi të mërkurën se sulmuesi Alexandre Lacazette ishte transferuar për 60 milionë euro, plus shtate bonus, te Arsenali.

Arsenali bën transfertë rekord, merr Lacazette e Lionit për 60 milionë euro

Sulmuesi i Lionit, Alexandre Lacazette, është transferuar për 60 milionë euro, plus shtate bonus, te Arsenali, bëri të ditur të mërkurën klubi francez.

Kjo transhetë është një rekord për shitjen e një lojtari nga Lioni dhe një rekord edhe për klubin londinez.

Arsenali bëri të ditur se bëhet fjalë për një kontratë me afat të gjatë.

Rekordi i mëparshëm i Olimpik Lionit ishte transferta e Corentin Tolisso te “Bayern Munich” për 41,5 milionë euro me një maksimum prej 6 milionë euro bonus të mundshëm, më 14 qershor.

26-vjecari Lacazette, lindur në Lion, është përgatitur tek ky klub, ku ka shkuar në 2003 në moshën 12-vjecare.

Ai ka luajtur 276 ndeshje me “Olimpik Lionin”, ku ka debutuar si profesionist në maj të 2010.



Lajme të ngjashme