Kupa e Konfederatave – Gjermania shpartallon Meksikën, në finale përballë Kilit

Gjermania do të ndeshet me Kilin në finalen e Kupës së Kofederatave pas fitores 4-1 të arritur ndaj Meksikës në gjysmëfinale, të enjten në mbrëmje në Soçi...

Kupa e Konfederatave – Gjermania shpartallon Meksikën, në finale përballë Kilit

Gjermania do të ndeshet me Kilin në finalen e Kupës së Kofederatave pas fitores 4-1 të arritur ndaj Meksikës në gjysmëfinale, të enjten në mbrëmje në Soçi.

Kampionët gjermanë të botës në futboll triumfuan falë dy golave të mesfushorit Leon Goretzka dhe të Werner e Younes, ndërkohë që për meksikanët shënoi Fabian.

Kili u kualifikua për në finalen e të dielës në Shën-Petërburg pasi fitoi të mërkurën me 11-metërsha ndaj Portugalisë.

Gjermania dhe Kili janë ndeshur gjithashtu në raundin e grupeve të kompeticionit, që organizohet në Rusi. Përfundimi i atij takimi ishte barazim 1-1.



Lajme të ngjashme