Coman arrestohet për ushtrim dhune

Kingsley Coman përfundoi në paraburgim pasi sulmoi ish-të dashurën e cila u transferua në spital.

761213
Coman arrestohet për ushtrim dhune

Futbollisti i gjigandit gjerman Bayern Mynih, Kingsley Coman (21), është arrestuar për shkak të dhunës së ushtruar.

Coman përfundoi në paraburgim pasi sulmoi ish-të dashurën e cila u transferua në spital. Futbollisti i ri francez është liruar, ndërsa në shtator do të duhet të paraqitet për gjykim.

Coman karrierën e filloi në PSG prej të cilit në vitin 2014 kaloi në Juventus, por pas vetëm një sezoni shkoi në Bayern.

Në fanellën e kombëtares së Francës ka luajtur 11 ndeshje duke shënuar një gol. 



Lajme të ngjashme