NBA: Russell Westbrook (Oklahoma City) lojtari më i mirë i sezonit 2016-2017

Westbrook, 28 vjeç, zëvendëson në këtë trofe lojtarin më të mirë të Golden State, Stephen Curry.

NBA: Russell Westbrook (Oklahoma City) lojtari më i mirë i sezonit 2016-2017

Basketbollisti i ekipit të Oklahoma City, Russell Westbrook, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2016-17 në Kampionatin e NBA-së, të hënën në mbrëmje në New York.

Westbrook, 28 vjeç, zëvendëson në këtë trofe lojtarin më të mirë të Golden State, Stephen Curry, i zgjedhur MVP dy vite me radhë në 2015 e 2016.

Ai ishte në rivalitet me James Harden (Houston) dhe Kawhi Leonard (San Antonio).

Pavarësisht se Oklahoma City u eliminua në turin e parë të play-off nga Houston (4-1), Westbrook ka realizuar një sezon të rregullt historik për të me statistikat e veta.



Lajme të ngjashme