Futboll – Egjiptiani Mohamed Salah nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Liverpulin

Egjiptiani Mohamed Salah është larguar nga AS Roma për t’u bashkuar me Liverpulin në kampionatin anglez për pesë vjet, me një shifër transferimi prej 39 milionë eurosh, bëri të ditur klubi anglez...

Futboll – Egjiptiani Mohamed Salah nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Liverpulin

Egjiptiani Mohamed Salah është larguar nga AS Roma për t’u bashkuar me Liverpulin në kampionatin anglez për pesë vjet, me një shifër transferimi prej 39 milionë eurosh, bëri të ditur klubi anglez.

Mohamed Salah, 25 vjeç, ka luajtur më parë me Bazelin, Çelsin dhe Fiorentinën, ndërkohë që ka 52 seleksione me ekipin kombëtar dhe 29 gola të shënuar.

“Mohamed ka një përvojë perfekte dhe ky transferim është entuziast për ne. Ai e njeh Premierligën dhe i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në Ligën e Kampioneve”, deklaroi Jurgen Klopp, menaxher i klubit anglez në portalin e klubit, “Liverpoolfc.com”.

Liverpuli, i 4-ti në Premierligë, do të luajë në “play off” për të siguruar fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.



Lajme të ngjashme