Trajneri Massimiliano Allegri zgjat kontratën me Juventusin deri në vitin 2020

Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit finalist në Ligën e Kampioneve, ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2020, bëri të ditur të mërkuren klubi bardhezi...

Trajneri Massimiliano Allegri zgjat kontratën me Juventusin deri në vitin 2020

Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit finalist në Ligën e Kampioneve, ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2020, bëri të ditur të mërkuren klubi bardhezi.

“Juventusi dhe Allegri do të avancojnë së bashku. Bashkëpunimi do të vazhdojë ende”, shkruante klubi në një njoftim zyrtar.

Allegri, që ka udhehequr Juventusin në dy finale të Ligës së Kampioneve në tre vjet, ka qenë nën kontratë me klubin deri në 2018-n.

Njoftimi i Juventusit nuk jepte detaje financiare për këtë zgjatje kontrate. Por, sipas “Gazzetta dello Sport”, tekniku toskan do të marrë më shumë se 6 milionë euro në vit, plur 1,5 milionë bonus eventual.

Allegri, 49 vjeç, shkoi te Juventusi në verën e 2014-s, ku nuk u prit mirë nga titozët torinezë, pasi kishte qenë më parë trajner i AC Milan.

Por, brenda tre vjetëve në Torino, ai ka siguruar tre tituj kampioni, tre Kupa të Italisë, një Superkupë të Italisë dhe dy finale të Ligës së Kampioneve.



Lajme të ngjashme