Messi pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën

Lionel Messi dhe Barcelona janë pranë rinovimit të kontratës (deri në 2021), ndërkohë që flitet për një klauzolë lirimi 400 milionë euro.

Messi pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën
lionel messi.jpg

Lionel Messi dhe Barcelona janë pranë rinovimit të kontratës të yllit argjentinas deri në fund të sezonit 2021, me një klauzolë lirimi astronomike deri në 400 milionë euro, sipas radios spanjolle “Cadena Ser”, që citohet nga “La Vanguardia”.

Messi dhe klubi janë pranë akordit për zgjatjen e kontratës, që pritet të nënshkruhet pas 30 qershorit.

Akordi i ri do ta lidhe lojtarin argjentinas me Barça deri në fund të 2021, me një opsion për një vit tjetër suplementar.

Në 2021 skadojnë edhe kontratat e rinovuara me Neymar dhe Luis Suarez, dy lojtarët kryesorë të treshes sulmuese të Barcelonës.

Klauzola e lirimit për Messin në kontratën e deritanishme ka qenë 250 milionë euro.



Lajme të ngjashme